68-vjeçari i cili u përplas me makinë 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë. Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, çka ka sjellë përplasjen. Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, fillimisht Amdi Hodaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma. Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë dy ditë pas aksidentit.