Funerali shtetëror për ish Presidentin Jimmy Carter është zhvendosur në kryeqytetin amerikan pas ceremonive në vendlindjen e tij në shtetin e Xhorxhias. Arkivoli me trupin e presidentit të 39 të Shteteve të Bashkuara u dërgua me avion të martën nga Qendra Presidenciale Carter në Xhorxhia drejt qytetit të Uashingtonit.