Për 12 ditë u gërmua për mbetje kockore pranë minierës në Shtaval, afër Sijenicës së Serbisë. Këtë të mërkurë, punimet u ndërprenë për shkak se në dy lokacionet pranë minierës nuk u gjetën mbetje skeletore, siç dyshohej të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Ekipet që kryen kërkimet e patën të pamundur të vazhdojnë me gërmim për shkak që institucionet serbe nuk ofruan informacione shtesë.