Yjet e sportit shqiptar të cilët me rezultatet e tyre të lartë në arenën ndërkombëtare u nderuan me çmime gjatë një mbrëmjeje gala të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se sporti tashmë ka hyrë në një epokë tjetër, pasi është rritur mbështetja financiare për të gjithë sportistët.