Potretet dhe veprimtaria e 33 personaliteteve të njohura në fushën e bartjes dhe përçimit të traditës folklorike dhe traditcionale shqiptare janë ekspozuar në një event përgjatë ditës së Trashëgimisë Kulturore sot në Gjirokastër. Personalitete të tillë si Anastas Kullurioti botuesi i abetares së parë të shqipes në Greqi si dhe një grumbullues pasionant i foklorit përgjatë shek të XIX apo Thoma Nasi kompozuesi i këngës së njohur “ Vlora, Vlora” njëherazi themelues i dy formacioneve orkestrale shqiptare në Amerikë. Personalitete me dëshmi evidente por edhe të humbura në kohë si mjeshtri i sazeve Asllan Leskoviku, “usta Laveri” i Përmetit që u bë i njohur për kabanë e famshme dhe veglat muzikore artizanale të cilat i sajonte vetë. Kreu i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike Niko Kotherja shpjegon se memorja shkon edhe për shumë të huaj që shpëtuan me punën e tyre thesare të folklorit shqiptar si dhe për veprën e grumbulluesve nga Veriu në Jug.