Në Mallakastër u nderuan dy pilotët Azbi Serani dhe Luto Sadikaj, të cilët ranë në krye të detyrës 52 vite më parë. Në një ceremoni solemne u nderua sakrifica e dy qytetarëve të nderit në Mallakastër. Petrit Bebeci: Luto Sadikaj humbi jetën në një aksident tragjik ku një zog hyri në motorin e avionit të tij menjëherë pas nisjes, duke shkaktuar një shpërthim fatal. Petrit Bebeci, i pranishëm në momentet e fundit të Sadikajt, kujtoi sesi ndodhi ngjarja.