Top Channel/ Ndërkombëtarët në Prishtinë e Beograd: Takimet të vështira, por të hapura
20/01/2023 19:04

Pas vizitës në Prishtinë, emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, ku u takuan me presidentin serb, Aleksandar Vuçic. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se Vuçic, gjatë bisedimeve “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”. “Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak. “Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai. Ndërsa takimin në prishtinë me kurtin, po këtë të premte ai e cilësoi si të gjatë, jo i lehtë, por i sinqertë dhe i hapur Veç Lajçakut, në takimet ne prishtin e beograd, morën pjesë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26