Ethet e nxënësve se çfarë profesioni do të kenë në të ardhmen nisin që në klasën e 11. Vitet e dyta në gjimnaz janë përballë listës së lëndëve me zgjedhje, për të përzgjedhur preferencat e tyre. Ky është një formular fillestar që plotësohet në bazë të interesave të nxënësve, që shërben në formimin e klasave me zgjedhje kur të jenë maturantë. Një vendimarrje e rëndësishme e cila ndikon edhe në rrugëtimin universitar.