Teksa prisnin prej 7 vitesh t’i riktheheshin pasionit të tyre për gjuetinë, Këshilli i Ministrave zgjati me 5 vite të tjera moratoriumin duke u përballur me pakënaqësinë e gjuetarëve. Qeveria synon të mbrojë faunën e egër, por sipas gjuetarëve, ky ligj cënon vetëm gjuetinë e ligjshme dhe ata që paguajnë taksa, pasi gjuetia e paligjshme nuk është ndalur asnjë ditë.