Amerikanët Victor Ambros dhe Gary Ruvkun janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm në mjekësi, për zbulimin e tyre të mikroARN-së dhe rolit të saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit, një parim themelor i mënyrës sesi rregullohet aktiviteti gjenetik. Cmimi u nda sot në Stokholm. Komiteti i Nobelit shpjegoi se zbulimi i dy shkencëtarëve “tregon rëndësinë e madhe që ka zbardhja e mënyrës sesi organizmat zhvillohet dhe funksionojnë.