U shpall Nga të dy se martesa 28 vjeçare kishte marrë fund. Pas dhjetë muajsh proces, divorcin mes tyre e aprovoi edhe gjykata civile. Cifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Në gjykatën civile, Ilir Meta aktualisht kreu i Partisë së Lirisë dhe më herët funksionar i lartë i shtetit që nga President, kryeministër dhe kryetar kuvendi la burgun për të dëgjuar gjykatën mbi padinë e tij, përmes të cilës tregoi se martesa me Monika Kryemadhin kishte marrë fund.