Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, është vrarë me një helm të zhvilluar nga një toksinë e nxjerrë prej një lloji bretkose, njoftoi Ministria e Jashtme britanike. Sipas autoriteteve britanike, analizat e mostrave biologjike të marra nga trupi i Navalnyt kanë zbuluar praninë e epibatidinës – një substancë shumë toksike, për të cilën Londra zyrtare thotë se “asgjë nuk e justifikon” përse u gjet në organizmin e tij, shkruan BBC.