Top Channel/ Navalny qëndron në burg, sulmon Putin për luftën: Do jetë disfatë historike
24/05/2022 19:44

Kundërshtari i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny,humbi apelin kundër një dënimi me nëntë vjet burg, por nuk mungoi një sulm i ashpër kundër shefit të Kremlinit për luftën në Ukrainë. Duke e quajtur luftën e Vladimir Putin si marrëzi, ai tha se " gjykatat e qeverisë janë të ndërtuara tërësisht mbi gënjeshtra". Ai iu drejtua gjykatës në Moskë përmes një lidhjeje video nga qelia e tij. Në komentet që u ndërprenë në mënyrë të përsëritur, Navalny tha se ai e përçmonte gjykatën dhe tha se vendimet kundër tij nuk ishin të ndryshme nga gënjeshtrat e përdorura nga Presidenti Putin dhe TV shtetëror për të justifikuar luftën. "Ju do të pësoni një disfatë historike në këtë luftë që keni nisur. Ajo nuk ka asnjë qëllim apo kuptim. Pse po bëjmë luftë?" tha ai. I parë prej kohësh si kritiku më i zëshëm i Presidentit Putin në Rusi, Navalny u arrestua në momentin kur ai u kthye në shtëpi nga Gjermania pas trajtimit për një sulm thuajse fatal me agjent nervor në Siberi në gusht 2020.Ai fillimisht u burgos për dy vjet e gjysmë për thyerjen e masës së lirimit me kusht ndërsa po trajtohej në spital, por në mars iu dha nëntë vjet shtesë për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. Prokurori i tha gjykatës se vendimi në mars ishte i drejtë dhe i justifikuar, por avokati mbrojtës i Navalny argumentoi se ai kishte kundërshtuar ligjin ndërkombëtar. Që kur Navalny u burgos vitin e kaluar, ai është mbajtur në një burg në Pokrov, në lindje të Moskës, por tani ai mund tw kalojw nw një burg tjetwr me regjim shumë më të rreptë dhe të drejta shumë të kufizuara për vizitat në burg.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50