Shirat e vazhdueshëm për dy javë rresht kanë bërë që në mjaft rajone të Gjermanisë lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha e një situatë të tensionuar për banorët. Qindra vetë nuk i festuan dot këtë vit krishtlindjet në shtëpitë e tyre, pasi u desh të evakuoheshin nga rreziku i vërshimit të ujrave.