Mbi 20 të vdekur e me qindra të plagosur është bilanci i tërmetit të magnitudës 6.3 që goditi Afganistan, e që fatkeqesisht, sipas zyrtarëve vendas, mund të thellohet akoma edhe më tej teksa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Toka u lëkund dhundshëm mëngjesin e sotëm pranë Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha në Afganistan, shtëpi e rreth 500,000 banorëve.