Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë do të diskutojë për sigurinë në Detin e Zi në takimin inaugurues më ditën e nesërme në Bruksel. Pjesë e takimit të rëndësishëm pritet të jenë ambasadorë, ndërsa fokusi I diskutimeve mbetet marrëveshja për eksportin e grurit dhe sulmet intensive ruse në portet në Detin e Zi.