Ministria mbrojtjes në Turqi njoftoi se NATO ka goditur e rrëzuar një tjetër raketë në hapësirën ajrore turke. Raketa balistike, sipas të njëjtit njoftim, ka ardhur nga Irani dhe është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes së aleancës veri-atlantike në Mesdheun Lindor. Fragmente të saj kanë rënë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në juglindje të Turqisë.