Top Channel/ “NATO, objektivi i Rusisë”, Rutte: Mund të na sulmojë për 5 vite, e mbështet Kina
11/12/2025 19:39

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në Berlin, duke paralajmëruar se Rusia po synon drejtpërdrejt aleancën dhe se vendet anëtare janë “tashmë në rrezik”. Rutte theksoi se NATO duhet të reagojë me urgjencë, duke thënë “Jam këtu për të thënë qartë se ku ndodhet NATO dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndalur një luftë para se të nisë. Duhet të jemi të qartë për kërcënimin: ne jemi targeti i radhës i Rusisë.” Ai kritikoi qetësinë dhe vetëkënaqësinë e disa vendeve aleate, duke thënë se koha nuk është në anën e NATO-s: “Shumë nuk e ndjejnë urgjencën. Shumë mendojnë se kemi kohë. Nuk kemi. Shpenzimet dhe prodhimi ushtarak duhet të rriten shpejt.” Sipas tij, Moska është bërë “më e guximshme, më e rrezikshme dhe më brutale” si ndaj Ukrainës, ashtu edhe ndaj vetë NATO-s. Rutte kujtoi paralajmërimin e Ronald Reagan për “perandorinë e së keqes”, duke thënë se “Putin ka kaluar sërish në fazën e ndërtimit të perandorisë”. Ai shtoi se Kina mbetet “lifeline” (shpëtimtare) e Rusisë, e cila po mbështetet edhe nga Koreja e Veriut dhe Irani për të vazhduar agresionin. Në një moment të veçantë, Rutte lavdëroi presidentin Donald Trump si “i vetmi që mund ta ulë Putinin në tryezën e negociatave”, duke theksuar se kjo duhet provuar për të kuptuar nëse Kremlini kërkon realisht paqe. Në përfundim, ai bëri thirrje për presion maksimal ndaj Moskës dhe mbështetje të pandërprerë për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: “Është momenti të veprojmë. Siguria jonë varet nga kjo.”

Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
Top News – Typhoon-ët britanikë ‘luftë’ mbi Bahrein / Mbrojnë qiellin nga dronët kamikazë të Iranit
13/03 13:35
Top News – Turqia nën sulm, raketë tjetër balistike / Baza e armëve bërthamore në shënjestër
13/03 13:21
Top News – Tërheq sistemin THAAD nga Koreja e Jugut / SHBA ‘braktis’ Seulin, i duhet për Iranin
13/03 13:20
Top News – Avioni amerikan rrëzohet mbi Irak / Ushtria konfirmon katër viktima nga gjashtë në bord
13/03 13:18
Top News – ‘Nuk ke ku të fshihesh në një anije’ / Makthi i marinarëve të bllokuar pranë Iranit
13/03 13:04
Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
DIGITALB DIGITALB