NATO deklaroi se përdorimi i një rakete balistike eksperimentale me rreze të mesme veprimi kundër Ukrainës nga ana e Rusisë, nuk do ta ndryshojë rrjedhën e konfliktit. Një lëvizje e tillë, u shpreh zëdhënësja e aleancës, Farah Dakhlallah, nuk do t'i pengojë aleatët e Ukrainës në NATO të mbështesin Kievin.