NATO nuk e ka harruar sulmin e Banjskës dhe as lëndimin e ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023. Shefi i aleancës, Mark Rutte përsëriti edhe një herë se aleanca pret identifikimin e përgjegjësisë nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë.