NATO-ja e ka gati planin rezervë: Në rast se Gjermania nuk pranon që të vendoset në territorin e saj një armë atomike e aleancës, ajo do të transferohet në vendet e tjera europiane. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, deklaroi sot se ende shpreson që “Gjermania të mbetet pjesë e programit bërthamor të NATO-s”.