NATO-ja kremton sot 75 vjetorin e krijimit me ceremoni të ndryshe në selinë qendrore të aleancës në Bruksel, si dhe në vende të tjera në kryeqytetin belg. Ministrat e jashtëm të aleancës 32 anëtarëshe janë mbledhur gjithashtu atje për dy ditë, takim ky që vjen gati saktësisht tre muaj para një samiti vendimtar të NATO-s në Uashington D.C. në korrik.