Pas samitit të zhvilluar në Uashington, diplomacitë kanë nisur punën për çështjet më të debatueshme: formati i takimeve të ardhshme, territoret e pushtuara, garancitë e sigurisë, armët dhe fëmijët e rrëmbyer. Samiti në Uashington mes Volodymyr Zelensky-t, presidentit amerikan Donald Trump dhe shtatë liderëve europianë ka përcaktuar rrugën drejt një negociate të mundshme me Vladimir Putinin. Tani diplomacitë janë fokusuar në të paktën pesë pika kyçe.