Krerët e NATO-s mblidhen në 11 dhe 12 korrik në Vilnius të Lituanisë për një samit me në axhendë një sërë ceshtjesh që nisin nga anëtarësimi i Uikrainës, tek pranimi i Suedisë si dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. Ky do të jetë samiti i katërt i aleancës që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë. I pari u mbajt virtualisht në 25 shkurt 2022, vetëm një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera u zhvilluan në Bruksel dhe Madrid.