Shqetësimet e Aleksandar Vucicit mbi aleancën mes Shqipërisë, Kroacisë e Kosovës mund të gjejnë përgjigje tek deklarata më e fundit e zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska. Kur u pyet per bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes të dy shteteve të aleancës me Kosovën, ajo tregoi se sa e vyer konsiderohet një nismë e tillë.