Kievi kërkon angazhim më të madh të NATO-s, e sipas sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të aleancës në Bruksel do të diskutohet pikërisht një shtim i ndihmës me armatime për Ukrainën. Është fjala për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes anti-ajrore, tanke, e armë të tjerë të rënda.