Nata e tretë pas tërmetit, me temperatura nën zero dhe një bilanc viktimash që vazhdon të rëndohet nga ora në orë: edhe pse shpresat për mrekulli mes gërmadhave i japin forcë ekipeve të shpëtimit, ata e druhen se po e humbasin garën me kohën. Kanë kaluar 72 orë tashmë- dhe kjo është pikërisht koha me gjasat më të mëdha që njerëzit të arrijnë të shpëtohen. I ftohti ekstrem sidomos gjatë natës, e ul në mënyrë drastike mundësinë e mbijetesës.