“Nata e Kampioneve” solli per herë të parë në vendin tonë, një turne boksi në mjedis të hapur. Në sheshin përpara bashkisë së Shkodrës, u vendos ringu ku u zhvilluan dy ndeshje të kategorisë amatore si dhe tre duele të boksit profesionist. Një eveniment që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Shkodrës dhe shumë turistëve në një festë sportive.