Pamjet më të fundit të publikuara nga NASA e të realizuara nga teleskopi më i avancuar hapësinor që ekziston, James Webb, janë të jashtëzakonshme. Imazhet tregojnë disa qindra yje që dikur ishin plotësisht të padukshme për ne, e mes tyre, është përjetësuar dhe momenti i shuarjes së një ylli.