1 javë pas nisjes së konfliktit në Lindjes e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës edhe në vendin, qeveria pritet të zhvillojë një takim me operatorët e tregut të karburanteve ditën e hënë. Për të dytën herë radhazi cmimi i naftës në Shqipëri vetëm brenda pak ditësh ka ndryshuar sërsish. Pikat e tregtimit me shumicë kryesisht në kryeqytet ndryshuan vlerat në tabelat e tyre të shitjes këtë të premte. Duke i vendosur një cmim të ri të naftës me një maksimale që varion nga 182 deri në 184 lekë për litër nga 175-179 lekë që tregtohej ditët e mpërashme. Kjo rritje e cmimit sipas operatorëve në treg vjen pas rritjes së mëtejshme të cmimeve të naftës në bursë si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Konkretisht 1 fuci naftë bruto në bursë ka arritur në 91 dollarë. Rritja më e lartë që prej fillimit të konfliktit teksa më parë tregtohej edhe në vlerat e 70 dollarëve për fuci. Edhe të dhënat e doganave tregojë se cmimi I naftës së importuar me referencë cmimet e bursës PLATTS është rritur nga 888 dollarë për ton në 2 mars në 1112 dollar për ton në datën 5 mars. (Foto) Cmimi I naftës në Shqipëri vijon të mbetet I lartë edhe se në 1 litër rëndojnë brenda 4 taksa si akciza, taksa e karbonit dhe qarkullimit si dhe tvshja 20% duke arritur një cmim vetëm taksa nga 100-110 lekë/litër.