Po shtohen dyshimet në bursa ludhur me transaksionet e dyshimta që kanë ngritur alarmin për mundësi përfitimi nga informacione të brendshme të personave të lidhur me Donald Trump. Pak para se presidenti amerikan të bënte njoftimin e fundit për Iranin, investitorë të panjohur vunë qindra miliona dollarë bast për rënien e çmimit të naftës, duke nxitur spekulime për përdorimin e informacioneve konfidenciale.