Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Të enjten, në të gjitha pikat e karburantit në Tiranë një litër naftë kapi çmimin e 214 lekë për litër. Në tre javët e luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i karburanteve në vend ka shënuar një rritje të ndjeshme, me rreth 40 lekë për litër. Në fillim të muajit mars, kur nisi dhe konflikti në Lindjen e Mesme, në Shqipëri nafta tregtohej me 173-175 lekë për litër.