Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, duke shkaktuar djegien e një banese dhe duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë. Banorët janë larguar me urgjencë nga shtëpitë, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë në kushte të vështira.