Rritësit e gjelave të detit në Lushnje ankohen për konkurrencë të pandershme. Ata thonë se gjelat e futur nga Greqia jo vetëm kanë ulur çmimin këtë vit, por po i detyrojnë ta braktisin punën shumëvjeçare të mbarshtrimit të mbretit në tavolinën e natës së ndërrimit të viteve.