Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, sikurse mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. Dyshohet se inspektorët u bënin presion biznesmenëve për t’u marrë para. Kanë qenë pikërisht bizneset që kanë denoncuar rastet, duke bërë që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Policia e Shtetit të nisin një operacion të gjerë.