Qytetarët kanë protestuar paraditen e sotme përpara Ministrisë së Brendshme, ku kundërshtojnë bllokimin e monopatinave. Ata kërkojnë kthimin e të gjithë skuterave të sekuestruar në mënyrë të paligjshme, anulimin e vendimit abuziv të Ministres Koçiu për ndalimin e monopatinave elektrike dhe lejimin e tyre në qarkullimin rrugor. Ndër të tjera ata kërkojnë dëmshpërblimin e bizneseve për dëmin ekonomik dhe qytetarëve për monopatinat e dëmtuara, si pasojë e mbajtjes në komisariate. Teksa kanë kaluar 120 ditë nga bllokimi i monopatinave, Ministrja Brendshme tha se nuk do t’i lejojë.