Besimtarët myslimanë në Gaza, lutjet e Kurban Bajramit i kryen në xhaminë gjysmë të shkatërruar Al Bani të Khan Junisit, e cila nuk është kursyer prej sulmeve izraelite. Një moment simbolik ky, si për t`i rikujtuar botës makthin që banorët e enklavës përjetojnë cdo ditë prej më shumë se një viti tashmë.