Tre ditë pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në oborrin e xhamisë “Ebu Beker” në Shkodër, ku u hoq një tabelë me një shkrim profetik kundër grabitësve të pronës, ka ardhur reagimi i parë nga Kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.Në deklaratën e tij, ai sulmoi drejtorin e Policisë së Shkodrës, duke e quajtur “rrugac të veshur me pushtet”.