Teksa hekuri rrihet sa është i nxehtë, tingulli i tij nuk ngjan aspak me klarinetën që ishte mësuar të luante dikur. Por zhurma e punës së ndershme me të cilën mbajti familjen tingëllon më bukur për 80 vjeçarin Kostandin Qose nga Tregani i Elbasanit. Prej shumë vitesh kalit pajisjet bujqësore duke u shërbyer disa fshatrave pasi artizanët tashmë janë të rrallë. E teksa punon pa asnjë ditë pushim 80 vjecari mendon se rinia e sotme i është larguar punës e familjes.