Me ardhjen e pranverës, turistët e huaj dhe vendas kanë nisur të shtohen në Durrës, por një nga pikat më të rëndësishme të trashëgimisë së qytetit antik, Muzeu Arkeologjik, vijon të jetë i mbyllur. Prej disa vitesh, godina është në rikonstruksion, duke bërë që një pjesë e çmuar e historisë së Durrësit të mbetet larg syve të vizitorëve.