Besimtarë muslimanë shiite ishin mbledhur sot për të shënuar ditën e shenjtë të Ashures në qytetin e shenjtë iraken Karbala, daten e 10 Muharramit sipas kalendarit islamik. Festa e rëndësishme fetare shënon datën e rënies në betejë të nipit të Profetit Muhamed, Imam Hussein në betejën e Karbala në shekullin e shtatë. Të tjera ceremoni të celebrimit të Ashues janë mbajtur në vende të ndryshme të botës, madje edhe ne Afganistan, ku pushteti ka rënë në duart e militantëve Talibanë.