Elon Musk pohoi se po largohet nga administrata Trump, duke hequr dorë nga roli i tij si këshilltar i presidentit amerikan, pasi drejtoi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale. Përmes një postimi në platformën e tij, X, njeriu më i pasur i botës e falenderoi shefin e Shtëpisë së Bardhë për mundësinë që i dha, duke e vendosur në krye të Departamentit për Efikasitet Qeveritar, i njohur si DOGE.