Top Channel/ Musk kërcënon Ukrainën: “Pa Starlink-un, merrni fund: Nga NATO-ja edhe mund të dalim”!
10/03/2025 14:11

"Pa Starlink-un, linja e frontit të Kievit do të bjerë," shkroi Elon Musk në platformën X duke ngjallur menjëherë frikën se administrate amerikane mund ta shtojë akoma edhe më shumë presionin mbi Kievin pas ngrirjes së ndihmës ushtarake dhe shkëmbimit të informacineve të inteligjencës. Më pas, duke folur për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga NATO, miliarderi shtoi: “Ne vërtet që duhet ta bëjmë këtë. Nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës”. Musku e pati një përgjigje edhe për ministrin e jashtëm polak Radosłaë Sikorski, i cili deklaroi se "nëse SpaceX dëshmohet të jetë një furnizues jo i besueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë të tjerë". Polonia paguan 50 milionë dollarë në vit për t`i siguruar Ukrainës shërbimin e Starlinkut. “Pusho more burrë, i vogël”, iu përgjigj Elon Musk. “Ju paguani vetëm një pjesë të vogël të kostos dhe nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë Starlink”, shtoi ai. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndërhyri në sherrin në distancë, duke u përpjekur të zbusë gjakrat: "Askush nuk kërcënoi se do të ndërpresë Starlinkun në Ukrainë," tha ai në përgjigjen ndaj Sikorskit. "Dhe thuaj faleminderit sepse pa Starlinkun, Ukraina do ta kishte humbur luftën shumë kohë më parë dhe rusët tani do të ishin në kufirin me Poloninë”, shtoi shefi i diplomacisë amerikane. Në fillim të luftës, Musku kishte dërguar mijëra terminale të shërbimit të tij të komunikimit satelitor të internetit në Ukrainë për të zëvendësuar sistemet e shkatërruara nga Rusia pas pushtimit. Por më vonë, miliarderi ndryshoi qëndrimin në raport me këtë konflikt, dhe që nga vjeshta e vitit 2022, nisi ta kufizonte qasjen në sistemet e tij.

Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00