“Nëse e takoni Donald trumpin, i thoni se edhe Elon Musk po ndryshon mendje”: Këtë titull shpotitës zgjodhi prestigjozja britanike Telegraph për shkrimin e saj në të cilin tregon se manjati i teknologjisë i ka drejtuar një apel të drejtpërdrejtë, por të pasuksesshëm presidentit amerikan për të ndryshuar tarifat e tij të reja, që kanë tronditur botën. Kërkesën, miliarderi duket e ka bërë gjatë fundjavës por Washington Post e raporton tani duke cituar dy persona në dijeni të cështjes.