Elon Musk u bë një ditë më parë pronari i Twitterit, pasi e përfundoi më në fund blerjen e kompanisë përmes një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh. “Tani, zogu është i lirë”, shkroi ai duke iu referuar logos së famshme të kompanisë, por edhe dëshirës që njeriu më i pasur i botës e ka shfaqur prej kohësh për më pak kufizime lidhur me përmbajtjet që postohen në këtë platformë sociale.