Në qarkun e Gjirokastrës, një ndër territoret më të rëndësishme blegtorale në vend, është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Rasti është identifikuar në një fermë në qytetin e Libohovës, ku autoritetet veterinare kanë reaguar duke e izoluar dhe karantinuar tufën.