Top Channel/ “Muriqi, jetimi që frymëzon një komb”! Flet Magani që e trajnoi: Është si Ronaldo
09/04/2026 21:37

Sot, emri i tij kumbon në stadiumet e La Ligës, duke rivalizuar yje botërorë si Kylian Mbappe me një shifër mbresëlënëse prej 19 golash. Vedat Muriqi është kthyer në një makineri golash dhe një nga sulmuesit më të frikshëm në elitën e futbollit spanjoll dhe europian. Por rrugëtimi i "Piratit" të Kosovës drejt majës nuk ka qenë aspak i shtruar me ar. Në sezonin 2012-2013, trokiti në dyert e Teutës së Durrësit. Në krye të stolit durrsak asokohe ishte Gugash Magani. Kujtimet e atij djaloshi janë ende të freskëta, për trajnerin Peqinas, jo vetëm për atë çfarë tregonte në fushë. Vedat Muriqi në fillimet e para ka qenë lojtari i Teutës dhe ne e morëm në fillim në provë, të jem i sinqertë. E mbajtëm sepse përveç futbollit, ishte dhe pjesa humane, siç ishte presidenti i asaj kohe i ekipit, sepse ky përveçse ishte i vogël, ishte edhe jetim dhe u kujdesej me sa mbaj mend unë xhaxhai i tij. Në pamje të parë, Muriqi i atyre viteve nuk ishte sulmuesi i rafinuar dhe i frikshëm që shohim sot. Megjithatë, atë që i mungonte në finesë, e kompensonte me një etje të jashtëzakonshme për t'u përmirësuar Përveç cilësive fizike nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, por sot më vjen mirë që është bërë një lojtar kaq i madh, sepse për hir të së vërtetës ishte një lojtar shumë punëtor. Më kërkonte me shumë edukatë dhe mirësjellje që, edhe pse isha trajneri i parë i ekipit, ta stërvisja individualisht edhe pas seancës stërvitore. Dhe gjithmonë ditën e hënë, martë dhe të mërkurë, punoja me të veçmas. Për mua ai është modeli i Ronaldos. Një lojtar shumë punëtor dhe vetëm puna e ka bërë që të jetë në këto nivele të larta, jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar. Rasti i Murriqit shërben sot edhe si një leksion për vetë trajnerët, menaxherët dhe skautët në Shqipëri. Magani e shfrytëzon këtë histori suksesi për të dhënë një mesazh të fortë për kolegët e tij.

Top Channel/ “Muriqi, jetimi që frymëzon një komb”! Flet Magani që e trajnoi: Është si Ronaldo
09/04 21:37
Top News- Kombëtarja, pa Drejtor Teknik. Fulvio Pea nuk rinovon kontratën, largohet pas 3 vitesh
08/04 18:19
Top News- Sfidat kualifikuese me Uellsin. Trajneri Grima-Synojmë të bëjmë një lojë sa më dinjitoze
08/04 18:19
Top Channel/ “Nuk marr dot rrogën në Iran”, Asani: U zhgënjeva në Botëror
06/04 23:21
Top Channel/ Kupa e çiklizmit. Fitues nga Shqipëria dhe Kosova në garat 122.6 km dhe 54 km
05/04 22:53
Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04 20:37
Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31