Kjo murale që është në një nga pallatet e kryeqytetit, është finaliste për tu shpallur muralja më e mirë në botë për muajin shtator. “Street Art Cities” që numëron 39.000 vepra nga mbi 1000 qytete ka përzgjedhur në listën e finalistëve veprën e krijuar nga Fabian Bane. Muralisti nga Zvicra ka zgjedhur si pjesë të krijimit të tij, një vajzë që mban telefonin në duar, ndërsa gjysma e fytyrës së saj është e mbuluar nga lule shumëngjyrëshe.