I ftohti polar që pritet të vijë ditët e ardhshme në vendin tonë do të prekë dhe qarkun e Lezhës. Temperaturat janë ulur ndjeshëm edhe gjatë dy ditëve të fundit duket se ka ndikuar ndjeshëm te qytetarët duke evituar daljet e panevojshme. Gjithashtu ata hasin vështirësi për ngrohje pasi të shumtë janë ata të cilët ngrohen me korrent dhe shpesh herë ka mungesë të energjisë elektrike apo dhe çmimi i energjisë ndikon ndjeshëm në xhepat e tyre.