Nëpërmjet dy akteve normative qeveria ka ulur zërin e shpenzimeve të personelit me 808 milionë lek apo 8 milionë euro gjatë këtij viti. Sipas arsyetimit në relacion, ulja e shpenzimeve vjen si shkak i mosmbushjes së vakancave në administratën shtetërore, kryesisht në ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, si dhe institucione si Shërbimi Informativ Shtetëror.